Sport

Liverpooli mposhtë Cardiffin dhe vazhdon ëndrrën për titull

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 21 April 2019

Liverpooli e ka fituar ndeshjen si mysafir i Cardiffit me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 35-të në Premier League, duke vazhduar ëndrrën për titull pas 29 vjetëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pjesa e parë përfundoj me rezultat të barabartë 0-0, më Liverpoolin që kishte raste për shënim por Firmino e Salah dështuan të realizojnë.

U deshtë të prisnim minutën e 57’ për të parë golin e parë në këtë ndeshje, ku pas një harkimi nga korneri më së mirë në zonë u gjend Wijnaldum, i cili i dhuroj epërsinë e parë Liverpoolit.

-Advertisement-

Në minutën e 81’ ylli egjiptian Mohamed Salah arriti ta nxjerrë një penallti, të cilën në gol e konkretizoi mesfushori anglez James Milner për 2-0, më të cilin rezultat u mbyll edhe ndeshja.

Për Xherdan Shaqirin nuk pati asnjë minutë në këtë ndeshje mjaftë të vështirë të Liverpoolit.

Pas kësaj fitore The Reds renditen të parët më 88 pikë, 2 më shumë se Manchester City që ka një ndeshje me pak të zhvilluar, ndërsa Cardiffi pas kësaj disfate mbetet i 18-ti më 31 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien nga Premier Liga./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera