Sport

Liverpooli mposhtë Brightonin dhe vazhdon ndjekjen e rekordeve

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 08 July 2020

Liverpooli edhe pse e ka fituar titullin e Premierligës, po vazhdon me fitore, duke ndjekur kështu thyerjen e rekordeve për më së shumti pikë, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ kanë triumfuar në udhëtim të Brightoni me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për javën e 34-të.

Golat për kampionët e ri të Anglisë i shënuan Mohamed Salah 2x dhe Jordan Henderson, ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Leandro Trossard.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Liverpooli shkon në kuotën e 92 pikëve, ndërsa Brightoni mbetet i 15-ti me 36 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera