Sport

Liverpooli mposhtë Brightonin dhe shkon në +11 pikë me shumë se Manchester City

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 30 November 2019

Liverpooli ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Brightonit me rezultat 2-1 por shumë të rëndësishme, pasi ka shkuar në +11 pikë ndaj rivalit kryesor për titull Manchester Cityt, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Jurgen Klopp ka vazhduar me fitore të njëpasnjëshme, ku në katërmbëdhjetë xhiro të zhvilluara deri me tani ka 13 fitore dhe vetëm një barazim.

Tri pikë të mëdha skuadrës nga Anfieldi ia dhuroj mbrojtësi më i mirë në botë Virgil Van Dijk, i cili shënoi dy gola me kokë pas dy asistimeve nga Arnold.

-Advertisement-

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Dunk.

Pas kësaj fitoreje Liverpoolit vazhdon kryesimin në Premierligë me 40 pikë, 11 më shumë së përcjellësi i dytë City, kurse Brightoni mbetet i 14-ti me 15 pikë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera