Sport

Liverpooli merr fitore të madhe në Budapest ndaj Lipzigut

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 16 February 2021

Skuadra e Liverpooli ka shënuar fitore shumë të madhe në udhëtim te Leipzigu me rezultat 0-2, në sfidën e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ në Budapest të Hungarisë ‘The Reds’ triumfin e arritën në pjesën e dytë.

Golat për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp i realizuan Mohamed Salah në minutën e 53’ dhe Sadio Mane në minutën e 58’.

-Advertisement-

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tri jave përsëri në teren neutral për shkak të masave anti-Covid që ka vendosur Qeveria e Gjermanisë për shtetasit e Britanisë së Madhe./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera