Sport

Liverpooli me mund të madh fiton ndaj Midtjyllandit

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 27 October 2020

Skuadra e Liverpoolit më mund te madh e ka mposhtur Midtjyllandin me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Anfield’ golat për ‘The Reds’ i realizuan Diogo Jota në minutën e 55’ dhe Mohamed Salah në minutën e 90+3’.

Jota u asistua nga Arnold, i cili pas një bashkëveprimi me Shaqirin e gjeti të lirë shumuesin portugez, i cili nuk e pati të vështirë ta dërgoi topin në rrjetë, ndërsa Salah shënoi nga pika e bardhë.

-Advertisement-

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, pas një kohë të gjatë luajti 90 minuta.

Pas kësaj fitoreje Liverpooli kryeson Grupin D me 6 pikë, ndërsa Midtjyllandi mbetet i fundit me 0 pikë.

Ndeshjen e radhës ‘The Reds’ e luajnë në udhëtim te Atalanta, ndërsa Midtjyllandi e pret Ajaxin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera