Sport

Liverpooli më mund të madh e mposhtë Wolvesin dhe marshon sigurt drejtë titullit kampion në Angli

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 23 January 2020

Liverpooli ia ka arritur më mund të madh ta mposhtë Wolvesin në udhëtim me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ arkëtuan pikët e plota në këtë transfertë mjaftë të vështirë.

Liverpooli e nisi për mrekulli takimin dhe në minutën e 8’ e zhbllokoi rezultatin me anë të kapitenit, Jordan Henderson.

-Advertisement-

Anglezi shënoi pas një harkimi nga këndi nga Arnoldi.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 0-1 për Liverpoolin.

Në 45 minutat e dytë vendasit e morën iniciativën e lojës dhe në minutën e 52’ arritën ta barazonin rezultatin 1-1, me golin e realizuar nga Raul Jimenez, i cili u asistuar nga super Adam Traore, i cili i shkaktoi shumë probleme mbrojtësve të Liverpoolit sonte.

Kur ndeshja po shkonte kah fundi në skenë doli sulmuesi Roberto Firmino, i cili shënoi një super gol në minutën e 84’ për rezultatin përfundimtar 1-2.

Kjo ishte fitorja e 22-të nga 23 ndeshje të zhvilluara për Liverpooli në këtë sezon fantastik.

‘The Reds’ marshojnë sigurt drejtë titullit kampion pas 30 viteve.

Liverpooli pas kësaj fitore vazhdon kryesimin në kampion dhe ka shkuar në kuotën e 67 pikëve, ndërsa Wolvesi mbetet i 7-ti me 34 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera