Sport

Liverpooli kërkon mbrojtësin e Betisit

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 21 June 2019

Jurgen Klopp synon ta përforcojë edhe më shumë ekipin për sezonin tjetër.

Kampionët e Evropës, do të hyjnë me ambicie të reja në edicionin e ardhshëm, ku pasi fituan Ligën e Kampionëve do të synojnë edhe Premier Ligë.

Jurgen Klopp ka nisur punën për të kompletuar ekipin dhe transferimi i radhës mund të vijë nga Spanja, më konkretisht skuadra e Real Betis.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë Junior Firpo, i cili do ta zëvendësonte të larguarin Alberto Moreno, si dhe do të ishte një alternativë e Andy Robertson, i cili ka qenë titullar gjatë gjithë sezonit në ekipin e The Reds.

Firpo ka klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh dhe Betisi është i gatshëm të bëjë një ulje prej 10 milionësh, duke e shitur atë për 40 milionë, kurse sipas Mundo Deportivo, Liverpooli pritet të nisë shumë shpejt negociatat për transferimin e tij në Anfield.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera