Sport

Liverpooli ka harruar kur ka humbur për herë të fundit në ‘Anfield Road’ në Premierligë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 15 December 2019

Skuadra e Liverpoolit po kalon formë jashtëzakonisht të mirë në Premierligë, por jo vetëm pasi ‘The Reds’ që nga ardhja e Jurgen Klopp në krye të skuadrës edhe në Evropë janë bërë një ekip që askush nuk dëshiron të përballet me ta, shkruan Gazeta inFokus.

Kampionët aktual të Evropës nuk mbajë mend kur kanë humbur një ndeshje për herë të fundit në ligën elitare angleze.

Liverpool nuk ka pësuar humbje në 49 ndeshjet e fundit të zhvilluara në ‘Anfield Road’ në kuadër të ligës.

-Advertisement-

Image result for liverpool 2019 anfield road

Skuadra e Jurgen Kloppit në 49 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi ka arritur ti fitoj 36-të lojë, ndërsa në 10-të takime është ndarë baras.

Skuadra nga ‘Anfieldi’ nuk dinë për disfatë në shtëpi saktësisht që 966 ditë, që i bie që nuk ka humbur që 2 vite e 7 muaj.

Ndryshe Liverpooli këtë sezon është lider i padiskutueshëm i Premierligës, ku në 17 takime ka regjistruar 16 fitore dhe vetëm 1 barazim, duke kryesuar ligën me 49 pikë, 10-të me shumë se përcjellësi i dytë Leicesteri dhe 14-të më shumë se kampioni aktual, Manchester City./Gazeta inFokus/

Image result for liverpool 2019

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera