Sport

Liverpooli i pandalshëm, e mposhtë edhe Tottenhamin e Mourinhos

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 11 January 2020

Liverpooli e ka fituar derbin e javës së 22-të në Premireligë, pasi ka triumfuar si mysafir i Tottenhamit me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta inFokus.

Duelin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspour Stadium’ e vendosi një goli i realizuar nga sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Firmino shënoi në minutën e 37’ të takimit për ti dhuruar tri pikët e radhës Liverpoolit, që nuk di për humbje në 21 ndeshje të zhvilluara, duke realizuar plotë 20 fitore.

-Advertisement-

Jurgen Klopp ia arriti ta mposhtë edhe njëherë homologun e tij, Jose Mourinhon.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon kryesimin në Premierligë me 61 pikë, kurse Tottenhami mbetet i teti me 30 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera