Sport

Liverpooli dëshiron huazimin e yllit të Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 22 September 2020

Klubi i Liverpoolit ka shfaqur interesim për lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembele, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ dëshirojnë ta sjellin sulmuesin francez në ‘Anfield’ si huazim me të drejtë blerje në vitin tjetër.

Por, katalunasit dëshirojnë një transferim të përhershëm të këmbëshpejtit, duke i bërë kështu me dije anglezëve që huazimi i Dembeles nuk do të mund të ndodh.

-Advertisement-

Në anën tjetër trajneri gjerman, Jurgen Klopp, dëshiron të përforcoj repartin e sulmit.

Dembele u bashkua me ‘blaugranët’ në gusht të vitit 2017, por që atëherë ai ka pësuar disa lëndime që e kanë lënë jashtë fushës një kohë të gjatë.

Liverpooli ka nisur sezonin e ri të Premier Ligës mjaftë mirë.

Kampionët në fuqi kanë fituar dy xhirot e para të këtij edicioni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera