Sport

Liverpooli barazon rekordin me Chelsean, tani synon ta arrijë Arsenalin

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 25 January 2020

Skuadra e Liverpoolit po kalon momentet më të mira që nga themelimi i klubit, shkruan Gazeta inFokus.

“The Reds” në këtë sezon në Premierligë kanë realizuar 22 fitore nga 23 ndeshje të zhvilluara, duke barazuar në vetëm një takim.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp është duke thyer shumë rekorde me formën që po kalon.

-Advertisement-

Liverpooli ka shkuar në 40 ndeshje rresht pas pësuar disfatë në Premierligë, duke u barazuar me Chelsean që kishte arritur 40 ndeshje rresht pa humbje.

“The Reds” tani janë në ndjekje të Arsenalit që kishte shkuar në +49 ndeshje radhazi pa pësuar humbje.

Më lojën që po e tregon skuadra nga “Anfieldi” rekordi i “Topçinjve” është shumë i mundur për tu arritur.

Ndryshe, Liverpooli kryeson bindshëm në Premierligë, ku pas 23 ndeshjeve të luajtura ka arkëtuar plotë 67 pikë, 16 më shumë se përcjellësi i dytë Manchester City, por “The Reds” kanë një ndeshje me pak të zhvilluar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera