Sport

“Liverpool nuk ka nevojë t’i shpenzojë 250 milionë në Mbappen”

Autori: Gazeta inFokus 20:47 | 23 January 2020

Ish ylli i Reds do të dëshironte ta shihte sulmuesin e PSG në Anfield, por nuk sheh arsye pse Reds do të shpenzonte kaq shumë para në një sulmues talent

Liverpool “nuk ka nevojë” që ta joshin Kylian Mbappen nga Paris Saint-germain, thotë Steve McManaman, aq më pak që fituesi i Botërorit do të paraqiste “një rrezik” nëse shpenzohen për të 250 milionë funte.

“Do të dëshiroja ta shihja atë në Liverpool”, tha ish ylli i Reds për HorseRacing.net.

-Advertisement-

“E kam thënë këtë edhe para tri apo katër viteve që ai do të jetë njëri prej më të mirëve, por Liverpool po ‘fluturojnë në këto momente dhe ata nuk kanë nevojë për Kylian Mbappe”.

“Ata do të duhej të paguanin 250 milionë funte për të. Te jemi të qartë, ai kushton shumë”.

“Nëse Neymar ka kushtuar 198 milionë funte, Mbappe do të kushtojë një çerek miliardi. Liverpool janë më të mirët për momentin, kështu që nëse do ta bënin një veprim të tillë atëherë do ta bartnin edhe një bagazh të rënë me pas”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera