Sport

Liverpool në ndjekje të rekordit të vendosur nga Man City

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 16 September 2019

Liverpool mund ta thyej një rekord të vendosur nga Manchester City.

Pesë fitore në pesë ndeshjet e para, i kanë dhënë Liverpoolit një start perfekt për fillimin e edicionit të ri në Premierligë, duke i gjetur ata me 15 pikë, pesë më shumë sesa Manchester City.

‘The Reds’ janë bërë vetëm skuadra e katërt që fitojnë 14 ndeshje radhazi në Premierligë, duke barazuar rekordin e Arsenal në 2002, si dhe duke i lënë me një ndeshje prapa Man City (15 këtë vit) dhe katër ndeshje prapa Manchester City të vitit 2017, që regjistruan 18 fitore radhazi, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Seria prej 18 fitoreve e Manchester City ishte ndërprerë nga Crystal Palace, të cilët mbajtën rezultatin 0:0, më 31 dhjetor të 2017-ës.

Liverpool mund të gabojë në vikend, kundër skuadrës së Chelsea, që shihet si një nga testet më të vëshitra në xhirot që po afrojnë. A mund të shkojë Liverpool në 18 ndeshje pa humbje?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera