Sport

Liverpool në garë për Mbappe

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 22 September 2020

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mappe, tashmë ia ka bërë të ditur klubit të tij që nga sezoni i ardhshëm do të largohet, shkruan Gazeta inFokus.

Real Madridi shihet si destinacioni i ardhshëm për të riun francez i cili vazhdon të bëj paraqitje të jashtëzakonshme duke premtuar shumë për të ardhmen.

Por, si duket në garë për 21 vjeçarin do të futet edhe Liverpool.

-Advertisement-

Kampioni në fuqi i Premier Ligës, thuhet që është në kontakte të vazhdueshme me Mbappen pasi qëllimi i tyre është të iu bashkohet nga sezoni i ardhshëm, nëse Real Madridi lejon një gjë të tillë.

Sipas Daily Mail, Liverpool kanë qenë të interesuar për shërbimin e yllit francez edhe në vitin 2017, kur Mbappe ishte akoma pjesë ë Monacos.

Se cila skuadër do të arrij të triumfoj në garën për transferimin e Mbappes mbetet të shihet, pasi nuk ka dyshime që ofertat për sulmuesin francez nuk do të mungojnë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera