Sport

Liverpool mposht Wolvesin dhe feston Krishtlindjen si kryesues

Autori: Gazeta inFokus 09:09 | 22 December 2018

Liverpooli do të festojë Krishtlindjen si kryesues i kampionatit anglez, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 0-2 në transfertën e mbrëmjes së sotme ndaj Wolverhemptonit.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp, falë kësaj fitoreje çoi në 4 pikë diferencën nga Manchester City i vendit të dytë, që edhe nëse fiton nesër, nuk rrezikon ua rrezikon kreun “the reds”-ave.

Sa i përket ndeshjes së sotme, Liverpooli arriti të regjistrojë fitoren e 6 radhazi në të gjitha kompeticionet, duke ndalur njëkohësisht edhe një seri pozitive të ekipit vendas.

-Advertisement-

Muhamed Salah hapi serinë e golave për “the reds” në pjesën e parë, ndërsa rezultatin e vulosi qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk në 45-minutëshin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera