Sport

Liverpool – Manchester City, përballje titanësh

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 16 March 2018

Premier Liga e Anglisë tanimë e ka të garantuar një përfaqësues në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi Liverpool dhe Manchester City do të përballen në çerekfinale të Ligës sê Kampionëve, shkeuan infokusi.

Kjo përballje do të na sjell disa duele tejet interesante.

Pep Guardiol – Jurgen Klopp, Mohamed Salah – Sergio Aguero, Sadio Mané – Kevin De Bruyne

-Advertisement-

Takimi i parë do të zhvillohet në Anfield me 4 prill, ndërsa ajo e kthimit me 11 prill.
Liverpooli sigurisht se ka një përvojë më të madhe në Ligën e Kampionëve pasi e ka ngritur këtë trofe 5 herë.

Në anën tjetër Man City e ka kaluar vetëm nj herë fazën e 1/16 në vitin 2016-të me trajner Manuel Pellegrini.

Arma kryesore e Liverpoolit janë treshja sulmuese: Mohamed Salah (32 gola në të gjitha garat), Sadio Mane (14) dhe Roberto Firmino (22).

Ndërsa te City pikat  kryesore të skuadrës janë:  Aguero (30 gola),  Kevin De Bruyne, Leroy Sane, Raheem Sterling dhe David Silva.

Kjo përballje e Kampionëve është e vështirë të parashikohet pasi të dyja skuadrat luajn futboll të shpejtë dhe efikas. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera