Liverpool-Manchester City, ja çfarë pritet të ndodh gjatë ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus
15:55 | 06 October 2018
Ndeshja e shumëpritur mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, që do të zhvillohet këtë të dielë, do të jetë në dispozicion për t’u parë në plot një miliard shtëpi anembanë botës, sipas një statistike të publikuar nga vet Premier League.
Kjo ndeshje është më e forta e kampionatit anglez deri në këtë fazë të edicionit të sivjetshëm, me kampionët në fuqi të Cityt që gjenden në krye të renditjes, por vetëm falë golavarazhit kalon “të kuqtë” e Liverpoolit.
Të dy klubet kanë një shtrirje globale dhe burimet kanë thënë se ndeshja është programuar të transmetohet në 179, nga 193 vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Biletat për ndeshjen në stadiumin “Anfield Road” janë shitur që të gjitha, por raportohet se disa prej tyre janë rishitur në treg të zi duke nisur nga 300 paund më e pakta, e thënë ndryshe nga 5-fishi i çmimit real.
Transferta e fundit e Cityt në “Anfield” ishte në prill të këtij viti, në takimin e parë të çerekfinaleve të Championsit. Por, ajo ndeshje u la disi në hije nga ngjarjet që ndodhën përpara nisjes së saj. Autobusi i miqve u godit me sende të forta gjatë rrugës për në stadium, duke u bërë i papërdorshëm për udhëtimin e kthimit drejt Manchesterit në fund të takimit.

Të tjera
-
ShBA forcon opsionet ushtarake të Trump në Lindjen e Mesme duke zhvendosur avionë furnizues
Ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh furnizues me karbu...
-
“Pastrimi”: Vendimi i OSHP-së nuk u jep të drejtë veprimeve të Komunës së Prishtinës
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas vendimit të Organit...
-
Po lahej në det, mbytet një turiste të Shkëmbi i Kavajës
Mbytet turistja e huaj në Shkëmbi i Kavajës Një turiste e huaj është m...
-
Dita e Çlirimit të Drenasit, Lladrovci përgatit mirënjohje për çdo familje dëshmori
Sot është shënuar 26-vjetori i çlirimit të qytetit të Drenasi. Në nder të kës...
-
Osmani: Është koha që BE të heq masat dhe të vendosë për dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka theksuar se “është koha që BE-ja të lë...
-
Serbia voton e vetme kundër deklaratës së samitit të liderëve të SEECP në Tiranë
Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që po m...
-
Trump thotë se Irani dëshiron të flasë për uljen e tensioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në konferencën e G7 në Kanada. Du...
-
Gjini: Do të ndiheshim keq nëse do të merrnim letër nga Kurti
Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini ka folur rreth ngërçit politik në Kosovë. ...
-
Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë beson se vendimet e ndjeshme, të tilla si heq...
-
Nxënësit e jCoders nga Kosova triumfojnë në garën ndërkombëtare të kodimit në New York
Një grup i nxënësve nga Kosova, pjesë e jCoders, shkëlqyen në garën ndërkombë...
-
Jahti superluksoz australian zbarkon për herë të parë në Shqipëri
Kroçera australiane “Emerald Azzurra”, një superjaht luksoz 110 metra i gjatë...
-
Gjermani: Ngjarje e rëndë, babai dyshohet se hodhi nga dritarja djalin dyvjeçar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në landin gjerman North Rhine-Westfalen...