Sport

Liverpool kundër Ajax/ Klopp ka vetëm një qendërmbrojtës

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 20 October 2020

“Ne do ta presim Virgil Van Dijk, njësoj si një grua pret burrin e saj të dalë nga burgu”. Me këtë batutë trajneri i Liverpulit preferoi të qetësojë tifozët për mungesën e gjatë të kapitenit, që do të humbë një pjesë të mirë të këtij sezoni, madje ndoshta të gjithin, për shkak të një dëmtimi të rëndë nga portieri Pickford në derbin ndaj Everton.

29 vjeçari holandez dëmtoi ligamentet dhe do të operohet, e kjo është një goditje e madhe për kampionët e Anglisë, që kanë tashmë një hendek të madh në prapavijë. Liverpool do të përballet me Ajaxin në ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, me një mbrojtje të ‘gjymtuar”. Reds do të impenjohen mbrëmjen e së mërkurës në ‘Amsterdam Arena’ ndaj kampionëve të Holandës, pas mbrojtësit Van Dijk dhe Xhoel Matip, si dhe portierin Alison, të tre të dëmtuar.

I vetmi qendërmbrojtës ​​në dispozicion të Jurgen Klopp para ndeshjes me Ajax është Joe Gomez, e kjo do të thotë se trajneri gjerman do të detyrohet të improvizojë. Partneri i Gomez në Amsterdam me gjasë do të jetë Fabinho, ndërsa Matip do të rikuperohet në fundjavë në Premierligë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera