Sport

Liverpool hyn në histori/ Dy ndeshje në 24 orë, me dy ekipe

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 09 December 2019

Liverpool është gati që të hyjë në histori edhe pse ai nuk e dëshiron këtë gjë. Për shkak të kalendarit të ngjeshur dhe mungesës së datave alternative, skuadra e Jurgen Klopp do të jetë e detyruar të luajë si në Botërorin e Klubeve ashtu edhe në çerekfinale të Kupës së Ligës Angleze ndaj Aston Villës në harkun e 24 orëve.

Skuadra e The Reds në fakt do të jenë të impenjuar në Katar në ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të klubeve në 18 dhjetor, ndërkohe që një ditë më parë, në 17 dhjetor do të luajë me Aston Villas.

E gjithë kjo situatë shtyn drejtuesit e Liverpoolit që të hedhin në fushën e lojës 2 skuadra të ndryshme. Ndërsa në Botërorin e klubeve The Reds do të luajë me futbollistët kryesorë, në përballjen me Aston Vilën do të hyjë me një ekip të formuar nga të rinjtë. Ky vendim i klubit u bë i ditur nga drejtuesit e klubit në fillim të muajit nëntor, pasi trajneri Klopp kërcënoi me tërheqjen e skuadrës së tij nga Kupa e Ligës teksa u ankua për këtë kalendar kaq të ngjeshur.

-Advertisement-

Edhe pse u kryen bisedime të shumta në lidhje me këtë çështje, nuk u evitua dot zhvillimi i dy ndeshjeve në 24 orë nga Liverpooli në një distancë prej 5500 km, por të paktën në këtë mënyrë u garantua pjesëmarrja e kësaj skuadre në të dyja këto kompeticione.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera