Sport

Liverpool fiton dhe merr kryesimin në Premier League

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 06 April 2019

Liverpooli mori një fitore të vuajtur në “St. Mery Stadium” ndaj Southamptonit, rezultat ky që e rikthen përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit.

“The reds” e nisën keq sfidën dhe e panë veten në disavantazh që në minutat e para, pas golit të shënuar nga sulmuesi i vendasve, Long.

Megjithatë ishte Naby Keita, që shënoi për Liverpool dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazim 1-1.

-Advertisement-

45-minutëshi i dytë u luajt vetëm në gjysmëfushën e vendasve, me Liverpoolin që arriti të shënojë me vështirësi edhe dy herë të tjera, me Salah dhe Henderson, të dy në 10-minutëshin e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera