Sport

Liverpool e nis me fitore kampionatin, shkatërron 4-1 Norwich

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 10 August 2019

Ka startuar Premier League me ndeshjen hapëse mes Liverpool-Norwich. Një start vërtet i çmendur ku ‘Të Kuqtë’ fituan me rezultatin e thëllë 4-1.

Reazultati do të zhbllokohej që në minutën e 7 të takimit ku Haley shënon autogol. Në minutën e 19, Salah merr një asisist nga Firmino dhe shënon golin e dytë.

Në minutën e 28 Salah kroson në zonë nga goditja e këndit ku i jep mundësinë hollandezit van Dijk të shënojë golin e 3. Para përfundimit të pjesës së parë është Origi që i çon shifrat në 4 me 0. Ai futet mjaft mirë pas shpinës së mbrojtësve kundërshtarë dhe çon në rrjetë topin e krosuar nga Arnold.

-Advertisement-

Norwich do shënojë golin e nderit në minutën e 64 me Pukki. Me këtë fitore Liverpool dha shenjat që edhe këtë vit do të jetë pretendent për titull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera