Sport

Liverpool bën të vetin 17-vjeçarin holandez, e blen për ekipin e parë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 27 June 2019

Mbrojtësi 17-vjeçar holandez ka përfunduar transferimin e tij në “Anfield”. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë me kampionët e Europës. Fjala është për Van den Berg, i cili, pas këtij hapi të madh në karrierë, do të shprehej shkurt për “Liverpoolfc.com”:

“Është një ndjenjë e mahnitshme. Liverpool është për mua klubi më i madh në botë. Ardhja këtu është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i emocionuar. Unë kam parë se çfarë lojtarësh nga akademia e Liverpool janë rritur aty dhe kanë mbërritur në ekipin e parë, këtu. Është e pabesueshme, sidomos kur ky klub i madh e bën këtë. Mendoj se ky është vendi më i mirë për mua, që të rritem. Shpresoj të luaj sa më shumë ndeshje këtu”.

Van den Berg luajti 15 ndeshje në elitën e futbollit holandez, sezonin e kaluar, duke e ndihmuar Zwolle të zërë vendin e 13-të në kampionat. Ai, gjithashtu, ka luajtur katër ndeshje me Hollanda U-19. Sipas mediave angleze, 17-vjeçari iu ka kushtuar “Reds” 1.3 milionë stërlina, si fillim. Kjo tarifë mund të rritet deri në 4.4 milionë stërlina, nëse holandezi do të luajë një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Premier League dhe garat europiane.

-Advertisement-

Van den Berg nuk po nënshkruan si një lojtar për akademinë e Liverpool, por si një talent i ri, i cili mund të zhvillohet në ekipin e parë, të drejtuar nga Jürgen Klopp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera