Sport

LIVE: Pritje madhështore për Kombëtaren e Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 16 July 2018

Kombëtarja e Kroacisë ka mbërritur në Zagreb pas një Botërori historik në Rusi, dhe është duke u pritur nga mijëra qytetarë që po brohorisin në përkrahje të tyre.

Kroacia bëri histori duke arritur në finale të Kupës së Botës 2018 në Rusi për herë të parë ndonjëherë.

Franca i mposhti kroatët 4-2 në finalen e të dielës, por kjo nuk e ka zbehur arritjen e madhe të këtij vendi në Rusi. Më parë, Kroacia e kishte arritur gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1998 në Francë, i cili ishte suksesi i saj më i madh deri në turneun e kësaj vere.

-Advertisement-

Sot, lojtarët kroatë janë kthyer në Zagreb ku po priten si heronj nga mijëra qytetarë, pamje të cilat mund t’i ndiqni drejtpërdrejt në linkun më poshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera