Lajme

Listës së zyrtarëve policorë të arrestuar i shtohet edhe një polic

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 18 September 2020

Deri në orën 23:20 nga mega-aksioni i Policisë së Kosovës janë prangosur 11 zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Përveç 11 zyrtarëve të PK-së janë arrestuar edhe 12 qytetarë.

Kjo është goditja me e fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare me Serbinë, në Karaçevë.

-Advertisement-

Në mega-aksionin e Policisë së Kosovës janë angazhuar rreth 500 policë për të goditur ‘kokën e krimit’ që për shumë kohë zhvilloi veprimtari ilegale, përfshirë krimin e organizuar, organizimin e lojërave të fatit, trafikimin e qenieve njerëzore, prostitucionin etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera