Lajme

Listës Guxo i ikë edhe një asamblist, Morina rikthehet në LDK

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 12 September 2022

Arlind Morina, asamblist nga Lista Guxo në Kuvendin Komunal të Malishevës tashmë është rikthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Rikthimi i tij në LDK është bërë shkaku i reformave të thella, ka konfirmuar Morina për Indeksonline.

“Rikthimi im në LDK ka ndodhur si shkas i reformave të thella që kanë ndodhur mbas zgjedhjeve qendrore, duke parë që kryetari Lumir Abdixhiku ka filluar një politikë të re duke reformuar shumë degë të LDK-së, njëra ndër to edhe dega e LDK-së në Malishevë”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Morina është i bindur se në Lidhjen Demokratike të Kosovës është e ardhmja politike.

LDK është pjesë e qeverisjes lokale në Malishevë. Ajo udhëheq me tri drejtori në këtë komunë si dhe ka postin e kryesuesit të kuvendit komunal.

Pas largimit të Morinës nga Guxo, tashmë kjo parti në Malishevë ka vetëm një asamblist./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të

Të tjera