Listat e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit, këta janë kandidatët që i kanë në dhjetëshen e parë
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 12 December 2024
Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë.
Edhe pse afati parashihej të përfundonte dje në ora 16:00, u shty për deri në ora 00:00. Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ishte e fundit që dorëzoi listën në KQZ. Pak minuta pas përfundimit të afatit, kjo listë u bë publike.
Bartës i listës është kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti.
Me numër dy në këtë listë është emri i kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca. E treta në listë është kryetarja e Guxo, Donika Gërvalla Schwarz, e pasuar nga Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Në dhjetëshen e parë janë edhe emrat e ministrave, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Faton Peci.
Në dhjetëshen e parë të VV-së është edhe emri i shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, kryetares së Altertativa, Mimoza Kusari-Lila.
Në numrin dhjetë është gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet në Hagë, Shqipe Mhemeti Selimi, e cila mban numrin që bashkëshorti i saj e ka mbajtur, për shkak të nofkës së tij në luftë “Dhjetëshi”.
Në listë nuk figuron emri i zëvendësit të Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi dhe as ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Bislimi shpërndau listën e përbërë me emra të tjerë, ndërsa Aliu nuk pati ndonjë reagim.
Listës së PDK-së i prin Bedri Hamza, i cili është edhe kandidatë për kryeministër nga kjo parti.
Lista pasohet nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi. Në top dhjetëshe të PDK-së janë Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, deputeti Enver Hoxhaj, Bernard Nikaj, ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, Abelard Tahiri – shefi i grupit parlementar të PDK-së, deputetje Eliza Hoxha, Uran Ismaili, Rrahman Rama e Sala Jashari.
Lista me emrat e kandidatëve për deputetë është bërë publike edhe nga LDK.
Lista e prirë nga Lumir Abdixhiku që mbart edhe numrin një, vazhdon me atë të Kujtim Shalës e më pas të Doarsa Kica-Xhelilit.
Numrin katërt në listë e mbart Lutfi Haziri, ndërsa të pestin Gazmend Muhaxheri. E gjashta e kësaj liste për kandidatë për deputetë radhitet deputetja Hykmete Bajrami, ndërsa i shtati është Imri Ahmeti.
Sokol Haliti, Jehona Lushaku-Sadriu dhe Anton Quni janë treshja e fundit e kësaj dhjetëshe.
LDK-ja la jashtë një prej emrave emrave më të njohur të partisë, deputetin aktual Agim Veliun. Meqenëse LDK ishte partia që qysh ditë më parë kishte bërë publike listën me emrat e kandidatëve për deputetë, Veliu kishte reaguar pasi u la jashtë. “Vendimi është marrë nga ata që aksidentalisht janë në krye të partisë”, kishte thënë ai.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po ashtu gjatë ditës nxorën zyrtarisht 110 kandidatët e tyre.
AAK-ja në koalicion me Nisma-n e me një numër tjetër partish të vogla, nisi me bartësin e listës, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Time Kadrijajn, Ardian Gjinin, Nuredin lushatkun, Bekë Berishën, Besnik Tahirin, Albana Bytyqin, Pal Lekajn e Xhevahire Izmakun.
Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për certifikim në zgjedhje kanë aplikuar 28 subjekte politike. Sipas KQZ-së prej tyre janë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Të tjera
-
“KRU GJAKOVA” tregon sakrificat e punëtorëve në terren
“KRU GJAKOVA” bën të ditur se pas çdo pikë uji që shijojmë, qëndron përku...
-
Bedrije Syla-Alshiqi caktohet U.D. e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit
Këshilli i Prokurorial i Kosovës njofton se mbajti takimin e 259-të me radhë,...
-
Cilat zona në Kosovë janë më të rrezikuara nga tërmetet?
Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur pas mesnate Kosovën, duke u ndjerë më ...
-
Mundësohet puna praktike për nxënësit e Prishtinës në Ndërmarrjen Publike Banesore
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu ka njoft...
-
Banka Qendrore Evropiane ul normën e interesit në 3%
Banka Qendrore Evropiane ka ulur përsëri normën e interesit duke e çuar n...
-
Osmanit i konfirmohet bashkëpunimi në dobi të paqes dhe sigurisë nga kongresisti Sessions
Presidentja Vjosa Osmani, në Uashington D.C është takuar edhe me kongresistin...
-
ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Pres...
-
Bislimi takohet me përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të...
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pac...
-
Maqedonci e njofton homologun e tij nga Letonia për gjendjen në veri pas sụlmit tẹrrorist në Ibër Lepenc
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë zyrtare homologun e...
-
Kurti udhëton për në Zagreb të Kroacisë, zhvillon vizitë zyrtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku ...
-
Biden fal 39 persona, u lehtëson dënimin 1500 të tjerëve
Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden tha të enjten se ka falur 39 persona...