Lista Srpska pretendon se Atiq urdhëroi policinë për t’i kontrolluar disa zyre, thotë se e kanë njoftuar Lajçakun
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 18 August 2023
Lista Srpska përmes një komunikate ka pretenduar se kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka kërkuar nga policia dhe inspektorati të kontrollojnë disa zyre në Lagjen e Boshnjakëve ku ka zyrën “Zyra për Kosovë e Metohi”, siç e quajnë ata, si dhe “Fondi Krahinor për Sigurimin Pensional dhe Invalidor”.
Sipas pretendimit të kësaj partie, kontrollimi i zyrave u bë për të parë se në pronësi të kujt funksionojnë ato.
“Sot me kërkesë të kryetarit ilegal, të paligjshëm dhe të rremë të Mitrovicës së Veriut, i cili fitoi 3% të votave, një grup policësh dhe inspektorësh komunalë kanë hyrë në objektin ku janë vendosur zyrat e Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Fondi Krahinor për Sigurimi Pensional dhe Invalidor, si dhe Kosova-Mitrovica e rrethit administrativ në vendbanimin e Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë dhe me atë rast pyetën se në bazë të cilit dokument janë vendosur këto institucione në atë objekt, sepse sipas tyre është në pronësi të komunës, ata u thanë punonjësve se kishin urdhër për të “liruar” atë dhe të gjitha objektet e tjera që janë në pronësi të komunës dhe se do të vijnë sërish të hënën”, thuhet në këtë komunikatë.
Për këtë, Lista Srpska ka vazhduar retorikën e zakonshme se këto veprime të zyrtarëve përbëjnë “keqtrajtim të serbëve”.
“Ky është padyshim fillimi i keqtrajtimit të mëtejmë të qytetarëve sepse në listën e objekteve që institucionet e Kosovës i konsiderojnë të tyre janë objektet që strehojnë spitale, qendra shëndetësore, shkolla, fakultete, universitete… Ky kërcënim është absolutisht pjesë e planit për të dëbuar të gjithë serbët nga Kosova, për t’iu hequr qytetarëve të drejtën e tyre për punë, por edhe për të penguar ofrimin e shërbimeve për qytetarët e Kosovës të të gjitha nacionaliteteve që mbijetojnë falë mbështetjes së shtetit serb përmes institucioneve kompetente”.
Partia e Goran Rakiqit shkruan se për këtë e kanë njoftuar emisarin europian, Miroslav Lajçak, por ankohet se s’ka reagim.
“Për këtë është njoftuar kryenegociatori i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, si dhe për veprime të tjera kundër popullit serb, por për momentin, për fat të keq, nuk ka asnjë reagim. Bashkësia ndërkombëtare duhet urgjentisht të ndalojë veprimet që kërcënojnë paqen në veri të Kosovës dhe të pengojnë Kurtin dhe pasardhësit e tij që të dëbojnë serbët nga Kosova. Komuniteti ndërkombëtar, mbi të gjitha Bashkimi Europian, duhet të bëjë një njoftim të qartë dhe të thotë nëse ky është një veprim që nënkupton deeskalim, sepse populli serb e konsideron një përshkallëzim shtesë në terren”.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...