Lajme

Lista Serbe sërish faktor në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 06 October 2019

Lista Serbe që dirigjohet direkt nga Beogradi dhe politikanët e Serbisë, si duket edhe pas këtyre zgjedhjeve do të jetë faktor vendimmarës në Kuvendin e Kosovës, për pjesën e pakicës serbe.

Kjo, pavarësisht se kundër i doli një koalicion tjetër i serbëve, koalicioni “Sloboda”, me në krye Nenad Rashiq, i cili mban linjën zyrtare të shtetit të Kosovës.

Ky i fundit disa herë ka akuzuar krerët e Listës Serbe, jo veç që dirigjohen nga radikalët në Serbi, sikur puna e Presidentit Aleksandër Vuçiq, por edhe për krim të organizuar në Kosovë.

-Advertisement-

Madje, Rashiq, kishte deklaruar edhe për Gazetën inFokus, që është shumë i kënaqur nëse nuk e pret fati i politikanit tjetër serb, Oliver Ivanoviq, i cili u vra në Mitrovicën e Veriut.

E nga institucionet e Kosovës, i dyshuar kryesor për këtë është nënkryetari i kësaj liste, Milan Radojçiq.

Megjithatë, pavarëishst krejt këtyre, në numërimin e 66% të votave, Lista Serbe ka marrur 5.01% të votave, derisa “Sloboda” e Nenad Rashiq, ka 0.06%./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera