Lista Serbe reagon pas arrestimit të Nenad Orlloviqit, i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në veri

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 23 June 2023
Lista Serbe ka reaguar pasi Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, si i dyshuar për përfshirje në dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it më 29 maj, në Zveçan, shrkuan Gazeta Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie në “Facebook” thuhet se arrestimi i një tjetër qytetari serb ka ndodhur vetëm pak orë pas bisedimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.
Ata kanë kërkuar nga EULEX dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë në veri të vendit dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.
“Nenad i cili është njeri familjar, baba i katër fëmijëve punonte me kohë të pjesshme në autolarje, për të qëndruar në Kosovë dhe Metohi dhe për të mbështetur fëmijët e tij. Arrestimi i tij vazhdon planin e Kurtit me të cilin gjysma e serbëve duhet të dëbohen e gjysma të arrestohen.
Duke pasur parasysh qëllimin për të frikësuar serbët në Kosovë dhe Metohi, sidomos në veri, kërkojmë që Eulex dhe KFOR të vendosin forcat e tyre sa më parë dhe të garantojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, dhe në këtë mënyrë ta pengojnë Kurtin që të shkaktojë kaos dhe të udhëheqë tërësinë Ballkani në konflikte. Është detyrë dhe obligim i tyre që t’i mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionalitetit të tyre sepse dhuna institucionale e ushtruar nga Kurti është e papërballueshme”, thuhet në reagimin e tyre.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...