Lajme

Lista Serbe me reagim të ashpër ndaj ish-Avokatit të Popullit

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 03 August 2017

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të Lëvizjes së Lirë Qytetare, Sasha Jankoviq i cili ka thënë se është në interes të Serbisë që Kosova të pranohet në Interpol.

Kjo listë e cila drejtohet nga Goran Rakiq ka vlerësuar se me këtë qëndrim Jankoviq ka pranuar se për të ekziston vetëm “Kosova e vetëshpallur” e pavarur.

Lista Serbe konsideron se me një deklaratë të tillë ish-Avokati i Popullit pranoi se ka punuar kundër interesave të popullit të tyre, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera