Lajme

Lista Serbe po e bojkoton Kuvendin

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 19 November 2021

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Lista Serbe është duke e bojkotuar edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi deputeti Fridon Lala u tërhoq nga paraqitja e projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, për shkak të mungesës së deputetëve nga ana e komuniteteve.

“Po këto po është e qartë se për të kaluar ky projektligj nevojiten së paku 11 vota të deputetëve të komuniteteve dhe duk e ditur që Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin e Kosovës, nuk ka as kushte objektive që ky projektligj të votohet”, tha Konjufca.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera