Lajme

Lista Serbe: Përfaqësuesit e BE-së po kërkojnë të hiqet taksa urgjentisht

Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 01 March 2019

Sipas një komunikatë të lëshuar nga ‘Lista Serbe’ thuhet se qëndrimi i Parlamentit Evropian është që të hiqet vendimi për taksën urgjentisht

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka takuar sot edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, me të cilët ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend.

Ai është takuar me kryetarin e kësaj partie, Goran Rakiq dhe dy nënkryetarët, Igor Simiç dhe Dalibor Jevtiç. Në këtë takim ka qenë edhe raportuesi për Kosovën në PE, Igor Soltes.

-Advertisement-

Sipas një komunikatë të lëshuar nga ‘Lista Serbe’ thuhet se qëndrimi i Parlamentit Evropian është që të hiqet vendimi për taksën urgjentisht.

“në këtë takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe liderët evropian, u diskutuan problemet me të cilat po përballen qytetarët serb në Kosovë. Në këtë takim përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Parlamentit Evropian u pajtuam që urgjentisht duhet të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të vendosur përfundimisht paqe në Ballkan”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjera është diskutuar edhe për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në Kosovë.

Përfaqësuesit e BE-së, do të vizitojnë edhe Kosovën, dialogu dhe taksa pritet që të jenë arsyet kryesore të kësaj vizite

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera