Lajme

Lista Serbe paralajmëron protesta të reja për taskin doganore

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 24 November 2018

Përfaqësues të Listës Serbe kanë paralajmëruar përsëri protesta nëse Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi i saj për taksën 100 për qind.

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe ka thënë sot protesta paqësore do të mbahen në komunat me shumicë serbe nëse vendimi në fjalë nuk tërhiqet.

Madje sipas Simiq, që nga vendosja e taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës, ka nisur të ketë mungesë të furnizimit me barna në Qendrën Mjekësore në Mitrovicë.

-Advertisement-

Siç tha ai, Lista Serbe është në konsultim të vazhdueshëm me zyrtarët nga Beogradit lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme zëdhënësi i doganave, Adriatik Stavileci ka thënë se asnjë kamion me mallra serbe nuk ka hyrë në territorin e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera