Lajme

Lista Serbe: Nuk marrim pjesë në zgjedhjet e 18 dhjetorit

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 15 November 2022

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në katër komunat veriore.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto komuna pritet të mbahen më 18 dhjetor.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilët mbi 95% janë në këto zona”, thuhet në njoftim nga kjo partia.

-Advertisement-

Pas konsultimeve me partitë politike presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin si datë për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës.

Të katër komunat veriore kanë mbetur pa kryetarë, pas dorëheqjeve të kryetarëve nga radhët e Listës Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera