Lista Serbe mbron Radojçiqin dhe i reagon deputetit Rexhaj, kërkon sqarime edhe nga Kurti
Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 06 July 2022
Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili pas një videoje të publikuar dje në një medium qeveritar serb, e në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe i sanksionuari nga SHBA-të, Milan Radojiçiq, siç pretendohet diku në veri të Republikës së Kosovës duke dhënë “mesazhe” për qeverinë, ka thënë se Radojiçiq ose dëshiron të martirizohet ose të arrestohet, dhe thotë se njërën nga këto gjëra Radojiçiq dëshiron ta bëjë duke nisur një kryengritje të serbëve, shkruan Express.
Lista Serbe tha se kryeministri Albin Kurti, do të duhej ta thërriste për sqarime deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe t’i kërkonte përgjegjësi.
“Këto kërcënime me vdekje, nëse do të kishte rend dhe ligj, do të duhej të shqyrtoheshin e të thirrej për përgjegjësi deputeti i Kurtit. Por pasi që serbëve në ‘Kosovë dhe Metohi’ e drejta për drejtësi u është mohuar me dekada, fatkeqësisht edhe ky kërcënim do të mbetet pa sanksione nga organet kompetente”, thuhet në komunikatën e lëshuar në Facebook.
“Deklarata e nënkryetarit Radojçiq është e shkurtër dhe e qartë, e sinqertë dhe me peshë, pasi ai është njëri që mban fjalën. Për këtë, te serbët ka ngjallur trimëri dhe përkrahje, kurse në Prishtinë, tek ata që duan t’i dëbojnë serbët ka nxitur nevojë për ta kërcënuar me vdekje”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...