Lista Serbe kërkon takim urgjent me Vuçiqin për shkak të targave
Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 26 October 2022
Partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka kërkuar një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për shkak të çështjes së targave.
Sipas kësaj partie, më 1 nëntor Kosova po planifikon “të konfiskojë pronat e qytetarëve tanë dhe makinat me targa serbe”.
Më 31 tetor pritet të skadojë afati për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që Kosova i konsideron ilegale.
Besohet se afër 10.000 makina me targa me akronime serbe të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ, PR – qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.
Pas 31 tetorit, Qeveria e Kosovës ka thënë se makinat me targa të tilla nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e shtetit.
“Deklaratat e fundit të [kryeministrit të Kosovës] Albin Kurti, qartazi janë tregues se nuk ka vullnet në Prishtinë për të gjetur zgjidhje dhe kompromis, por vetëm dëshirë për të shkaktuar kriza dhe tensione, veçanërisht në veri të Kosovës dhe Metohisë. Populli serb në Kosovë i besojnë shtetit të tyre, Serbisë, dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, dhe kërkojmë që të takohemi për t’u përballur me sfidat që na presin”, u tha në deklaratën e Listës Serbe.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 10 muaj procesin e riregjistrimit të makinave.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi më 25 tetor se merr seriozisht sugjerimet e aleatëve ndërkombëtarë. Megjithatë, Kurti ka thënë se vendimi për riregjistrim është shtyrë një herë nga autoritetet në Kosovë.
“Më 31 korrik e kemi shtyrë afatin për një muaj dhe në vend se të jetë më 30 shtator, data e fundit është 31 tetori kur të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë automjete me targa të stërvjetruara, KM, PR e të ngjashme, trashëgimi e Kosovës së [ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan] Millosheviqit, do të mund t’i konvertojnë ato në targa legale e legjitime, RKS”, tha Kurti.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian disa herë kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shmangin tensionet për çështjen e targave.
Kurti ka deklaruar se institucionet duan që të respektohet rendi dhe ligji, por “gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja dhe siguria”.
Megjithatë, Lista Serbe tha se “deklaratat për dhunë kundër popullit tonë nga Kurti, veçmas në veri, shkaktojnë frikë dhe pasiguri”.
“… dhe është e nevojshme që të takohemi urgjentisht [me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq] dhe të pajtohemi se si ta ruajmë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, u tha në deklaratën e kësaj partie.
Targat dhe vendimi për dokumente për hyrje/dalje rritën tensionet në veri më herët gjatë këtij viti.
Këto dy vendime të Qeverisë së Kosovës ishin paraparë të hynin në fuqi më 1 gusht, por pasi serbët lokalë, në shenjë proteste ngritën barrikada në veri, Qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimeve për një muaj.
Në ndërkohë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve amerikanë, Kosova dhe Serbia u pajtuan që të heqin nga përdorimi dokumentet për hyrje/dalje./rel
Të tjera
-
11-shi i LDK-së Xhafer Gashi takon strukturat e partisë në Dardhishtë: Të bashkuar drejt fitores
Xhafer Gashi, kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Rriten rastet me gripin sezonal, IKSHPK-ja u bën thirrje qytetarëve për vaksinim
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje q...
-
Lendita Bekteshi në Barilevë: Mbështetje e madhe për ringritjen e LDK-së
Kandidatja për deputete me numër 66 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Tre të lënduar në aksidentin Drenas-Skenderaj
Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ndodhi në rrugën Drenas-S...
-
Lushtaku: PDK-ja, gjithmonë e bashkuar për të forcuar vizionin tonë për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga radhët e Partisë Dem...
-
Bedri Hamza: Bashkohuni të gjithë, pa dallim, për një Kosovë që mundet ma mirë
Bedri Hamza ka postuar një video mobilizuese, duke thënë se fushata e tij ësh...
-
Donald Trump do t’i bashkohet virtualisht Forumit Ekonomik në Davos
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të flasë të enjten me një audiencë ndë...
-
Jeta Rafuna fton qytetarët që t’i bashkohen tubimit madhështor të LDK-së në kryeqytet
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj sonte një tubim në kryeqytet me filli...
-
Avokatja e Krasniqit: Njëri nga patologët që ka bërë autopsinë, ishte dëshmitar i mbrojtjes së Millosheviqit për mạsakrën e Reçakut
Avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendra tha të enjten në Hagë se njëri...
-
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënịṁeve me bọṁbë
Email-et që përmbanin një kërcënim për bombë u dërguan në shumë institucione ...
-
Djemtë e Thaçit, Veselit e Krasniqit rikrijojnë fotografinë e famshme të baballarëve të tyre
Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë publikuar një fotografi ...
-
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po heton 1 mijë e 600 kon...