Lajme

Lista Serbe: Jemi opozitë në Kuvend, s’ka rëndësi se ku ulemi

Autori: Gazeta inFokus 08:23 | 31 July 2018

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se deputetët e kësaj partie e kryejnë punën si një opozitë e vërtetë dhe nuk janë në pushtet.“Lista Serbe janë përgjegjëse për punën e tyre të përditshme si opozitë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Simiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka kritikuar mediat kosovare se po spekulojnë që Lista Serbe ende është pjesë e pozitës për shkak të vendit ku ata ulen.

Simiq ka theksuar se papërgjegjshmëria e mediave në Kosovë vazhdimisht po e minon Listën Serbe.

-Advertisement-

“Ata krijojnë një fushatë kundër udhëheqësve politikë serbë në Kosovë dhe po spekulojnë më tej nëse anëtarët e LS janë në pushtet apo opozitë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera