Lajme

Lista Serbe ia kërkon Asociacionin edhe shefit të ri të BE-së në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 12 September 2024

Shefi i ri i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aiva Orava, është takuar sot me një delegacion të Listës Serbe, përfshirë edhe kryetarin Zlatan Elek.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook nga Lista Serbe thuhet se u kërkua angazhim më i madh nga ndërkombëtar për depërshkallëzim të situatë në Mitrovicën e Veriut.

Zyrtarit të BE-së iu kërkua në takim edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

-Advertisement-

“Përfaqësuesit e Listës Serbe kërkuan angazhim më të madh të bashkësisë ndërkombëtare, deeskalim të situatës në veri dhe veprim konkret të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e popullit serb. Çelësi i problemeve të serbëve qëndron në respektimin e të drejtave të popullit tonë, por edhe të marrëveshjeve të nënshkruara garanci e të cilave është Bashkimi Evropian”.

“Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është me më shumë se 11 vjet vonesë dhe kjo është shkaku i shumë problemeve me të cilat po ballafaqohemi sot në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera