Lajme

Lista Serbe i ndërroi ‘bravat’ e dyerve, pati marrëveshje politike që dokumentet të mos kenë vulë- Jabllanoviq zbulon detaje të reja në Gjykimin për korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 21 September 2024

Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të akuzuarve tjerë, ai ka zbuluar prapaskena te funksionimit te komunave ne veri.

Ai deklaroi se pasi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës kishte filluar siç e cilëson ai “gjuetia” ndaj tij nga ana e personave të Listës Serbe të cilët, sipas tij, kishin dërguar gjashtë persona për të ndërruar bravat e dyerve.

I pyetur se pse në asnjë kontratë apo vendim të të akuzuarit si kryetar komune nuk ekzistojnë as logo as vula të komunës, i akuzuari tha se kjo ka qenë marrëveshje mes Listës Serbe, kryetarëve të katër komunave dhe kryeministrit të Kosovës.

-Advertisement-

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të ngritur më 13 shtator 2021, thuhet se të gjithë të pandehurit aktivisht kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, gjatë periudhës kohore 2015-2017, duke kryer vepra të rënda penale dhe duke ditur se do të kontribuojnë në realizimin e veprimtarive kriminale.

Të pandehurit në këtë rast, akuzohen se e kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”.

Vepra penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë deri në 250 mijë euro dhe me burgim prej së paku shtatë vjet, ndërsa sipas paragrafit 2 të këtij neni, kjo vepër dënohet me gjobë deri në 500 mijë euro dhe me burgim prej së paku 10 vjet.

Kurse, vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet, kurse vepra penale “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 290, paragrafi 2 dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera