Lista Serbe del në një konferencë për media, e arsyeton punën e institucioneve paralele: Nuk e kanë shkelur ligjin
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 05 September 2024
Përfaqësues të Listës Serbe mbajtën më 5 shtator një konferencë të jashtëzakonshme për media, lidhur me ftesën që kanë marrë nga autoritetet e Kosovës për intervistim. Nga kjo parti, thanë se do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.
Autoritetet e Kosovës kanë konfirmuar se do të intervistohen pesë persona nga pesë institucionet paralele serbe, që u mbyllën në fund të gushtit. Personave që u janë dërguar këto thirrje për intervistim janë zyrtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në konferencën për media, Igor Simiq, duke folur në emër të personave që kanë marrë këto ftesa për intervistim, tha se ato i shohin si “përndjekje politike” jo vetëm të individëve që kanë udhëhequr institucionet paralele, të cilët janë ftuar për intervistim.
Ai tha se ky vendim është “persekutim i popullit serb”, pasi sipas tij, institucionet e mbyllura ofronin shërbime për qytetarët.
“Nuk është çështja se si do të veprojë nesër Igor Simiqi, Ivan Zaporozhiani, por si do t’ia bëjnë njerëzit të cilëve u shërbyen sa ishim në krye [të institucioneve paralele]. Sa i përket këtyre institucioneve, autoritetet e Kosovës gjithmonë e kanë ditur ekzistencën e tyre. Nuk është asgjë e re që këto institucione kanë ekzistuar në këtë qytet dhe për to është diskutuar në nivel ndërkombëtar, dhe është negociuar në Bruksel se sido të funksionojnë këto institucione në të ardhmen”, tha Simiq.
Më 30 gusht, autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, që kanë funksionuar sipas sistemit të Serbisë.
Sipas zyrtarëve shtetërorë në Kosovë, ato institucione kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.
Simiq tha se këto institucione kanë ofruar shërbime juridike për të gjithë qytetarët, dhe “nuk kanë shkelur asnjë ligj”.
Gjatë konferencës, Simiq, që më herët kishte qenë deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, foli edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullim të automjeteve.
Qeveria e Kosovës ka shprehur synimin që kjo urë të hapet, por ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve të cilët kanë argumentuar se për shkaqe sigurie, ura nuk duhet të hapet tani.
Simiq tha ky është momenti që “bashkësia ndërkombëtare të tregojë fytyrën e saj”.
“Do të shohim nëse do të bëjnë ndonjë gjë”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë kritikuar aksionin e Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve serbe. Perëndimi e ka cilësuar këtë si veprim të njëanshëm të institucioneve të Kosovës.
Në Kosovë, ka komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme dhe universitete publike që financohen drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, dhe të cilat gjenden në qytetet dhe vendbanimet ku jetojnë komuniteti serb.
Këto institucione sipas ligjeve në Kosovë janë ilegale.
Më 2013, Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e raporteve në Bruksel, kishin arritur një marrëveshje për shuarjen e institucioneve paralele, por ende kjo marrëveshje nuk është zbatuar plotësisht. /REL/
Të tjera
-
Kurti do më shumë vota se në vitin 2021: Rezultati duhet të përsëritet e të tejkalohet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhj...
-
Aksidentohet rëndë një veturë taksie në Ulpianë, nuk dihet se a ka të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Ulpiana”. Sip...
-
LDK pretendon se sekretari i saj në Podujevë u sulmua nga bashkëpunëtori i Bulliqit
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, po pretendon se sekretari ...
-
Të shtëna me ạrmë zjạrri pranë vendit ku ndodhej Donald Trump
Zyrtarët e fushatës së Donald Trump të dielën thanë se ish-presidenti Donald ...
-
Ish-studenti i UP-së pranohet si asistent mësimor dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë
Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fak...
-
Pamje të rënda kur qytetari u gọdit nga vetura në Istog sapo doli nga kafeteria
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Istog, ku një person është...
-
Vetëvendosje tubon gratë, Kurti u flet për barazi, Albulena Haxhiu ua kujton zgjedhjet: Ta ruajmë mbështetjen që kemi marrë
Në mbledhjen e organizatës Gratë për Vetëvendosje, të pranishëm ishin edh...
-
Osmani: Aleancat e forta e mbrojnë demokracinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në “X”, për rëndësinë e demok...
-
Nesër në Speciale dëshmitari do të dëshmojë në seancë të mbyllur
Nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjy...
-
Kurti: Jam krenar që udhëheq vendin më demokratik në rajon
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është krenar që udhëheq vendin më demokra...
-
Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e Bedri Hamzës
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë një deklaratë p...
-
Turistë të sufllaqeve dhe marketeve, të huajt në Shqipëri shpenzuan më pak e shëtitën më shumë
Numri më i lartë i të huajve se në 2023 që vizituan Shqipërinë në gjysmën e p...