Lajme

Lista Serbe ankohet pas dënimit prej 25 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 10 June 2017

Lista Serbe sot është ankuar për vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi iu shqiptua një dënim prej 25 mijë eurove.

Tanjug raporton se në ankesë pretendohet se dënimi është i padrejtë, pasi nuk ka pasur shkelje esenciale të kushtetutës dhe të dispozitave të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, transmeton lajmi.net

Dënimi kishte ardhur pasi në një video të fushatës nga Lista Serbe, shteti i Kosovës paraqitej si pjesë e Serbisë, kishte deklarime kundër Ushtrisë së Kosovës, dhe kundër liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera