Sport

Lista për Ligën e Kombeve, te Franca grumbullohet Martial

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 09 November 2018

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është kthyer në kombëtaren franceze të futbollit, për herë të parë pas përjashtimit të bujshëm për listën e Botërorit të kësaj vere.

Futbollisti i “djajve tw kuq”, që po bind këtë sezon në kampionatin anglez, Premier League, ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit me United, duke bindur trajnerin e kampionëve të botws se duhet të jetë në Ligwn e Kombeve.

“Mendoj se Anthony Martial ka pasur disa oshilacione, por paraqitet shumë mirë me fanellën e United. Varet vetëm nga ai, nëse mund të përmirësohet edhe mw shumë”, ka thënë trajneri Deschamps.

-Advertisement-

Ndërkohë, bie në sy mungesa e radhës e Aymeric Laporte, mbrojtësit që i ka kushtuar Manchester Cityt një shifër rekord dhe është kthyer në pikë referimi për formacionin e Pep Guardiolës. Ai nuk është grumbulluar, pavarësisht se qendërmbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti është i dëmtuar.

Deschamps ka preferuar të marrë Ramy dhe Sakho, sikurse edhe mbrojtësin tjetër të Cityt, Mendy.

Deschamps, i cili udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në Botërorin e 2018-s, ka lënë jashtë edhe sulmuesin e Atletico Madridit, Thomas Lemar, si dhe atë të Arsenalit, Alexandre Lacazette. Franca do të luajë më 16 nëntor në fushën e Hollandës, ndeshje e vlefshme për Ligwn e Kombeve, e më 20 nëntor në miqësoren kundër Uruguajit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera