Lista e personave që “Syri i Popullit” planifikonte t’i vriste
Autori: Halil Berisha
10:50 | 22 January 2020
Gjykata Themelore në Prishtinë këtë të mërkurë të 22 janarit shpalli aktgjykimin për rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Të akuzuarit në këtë rast u shpallën fajtor për terrorizëm, shkruan gazeta inFokus.
Krejt kjo ngjarje filloi pas tentimit për vrasjen e avokatit Azem Vllasi, ku më pas doli në pah edhe organizata.
Këtu, personat që dyshoheshin se ishin pjesë e saj, e në mesin e të cilëve edhe Sadri Ramabaja, ish-asasmblist i Vetëvendosjes, thuhej që kishin përgatitur edhe listat me emra të personave që këta i kanë shpallur tradhtarë.
E për ta kishin planifikuar edhe t’i vrisnin, shkruan gazeta inFokus.
Në listat për likuidim gjenden emra të politikanëve prej viteve të 80-ta, politikanë të qverisë në ekzil e të fondit të 3-përqindëshit, pastaj politikanët e Grupit të Unitetit 2005-2007.
Në mesin e tyre janë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli e Behgjet Pacolli.


Kjo organizatë detyrë ia kishte bërë vetës të bëjë atentate mbi zyrtarë shtetëror e politikanë në Kosovë, Maqedoni dhe Kosovë Lindore, shkruan gazeta inFokus.
E ashtu sikur në rastin e plagosjes së Vllasit, kjo organizatë kishte planifikuar që pas çdo aksioin të tyre të lëshonin edhe komunikata për të marrë përgjegjësitë për ekzekutimet.
“Organizata do të hakmerret ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar. Do të hakmerret mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë”, shkruan ndër të tjera në prememorjen e organizatës “Syri i Popullit”.

Përveç kësaj, në dokument thuhet se kjo organizatë është mjaftë mirë e organizuar që nga Shtabi i përgjithshëm e deri tek grupet guerile.
“Syri i Popullit”, thuhet të jetë krijuar nga Lëvizja për Ribashkim Kombëtar (LPRK), për shkak se sipas përshkrimit të organizatës, ishte imperativ i kohës dhe domosdoshmëri.
Madje, Gazeta Fjala kishte siguruar edhe listën e delegatëve të Lëvizjes për Ribashkim Kombëtar, të nënshkruar nga vetë delegatët me stilolaps.

Në emër të angazhimit për bashkim kombëtar, LPRK dyshohet se me ide radikale po i nxitë anëtarët e vet për veprime të dhunshme ndaj politikanëve në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës./Gazeta inFokus/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































