Lista e PD-së, Bregu: Brenda janë ata që e donin PD jashtë!
Autori: Gazeta inFokus
12:18 | 27 Maj 2017
Majlinda Bregu është e para ndër deputetët demokrat që nuk do të jetë në listat e zgjedhjeve të 25 qershorit të PD-së që ka reaguar.
Në një postim në Facebook ajo thotë se tashmë është “jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Postimi i plotë në Facebook i zonjës Bregu:
“Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.
Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!
Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!
Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.
Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.
Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.
Brenda janë ata që e donin PD jashtë!
Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cileve ju jam mirnjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në Republikën e Vjetër te Sali Berishës. Te cilit I uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.
Me lejoni t ndalem ketu sot, se kam pershtypjen se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimore që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje!” Top Channel

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































