Lista e marrëveshjeve Kosovë – Serbi të zbatuara plotësisht, pjesërisht dhe aspak
Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 28 August 2022
Marrëveshja e fundit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo e së shtunës për dokumentet identifikuese.
Por nga viti 2011 deri më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 25 marrëveshje, disa prej të cilave janë zbatuar plotësisht, disa pjesërisht e disa aspak.
“Normalizimi” është organizatë joqeveritare në Serbi, e cila ka bërë një vlerësim të asaj se sa janë zbatuar marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë nga viti 2011.
Këto marrëveshje, organizatë në fjalë i ka ndarë në pesë kategori: 1. Të zbatuara plotësisht, 2. Të zbatuara pjesërisht, 3. Fillimi i zbatimit të pikave të rëna dakord, 4. Marrëveshje të zbatuara më së shumti, 5. Të pazbatuara.
Marrëveshja për regjistrin civil, për vulat doganore, shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës, marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore në veri dhe fondi i zhvillimit, marrëveshja për integrimin e gjyqësorit, për integrimin e mbrojtjes civile, dhe ajo për njohjen reciproke të certifikatave për shoferë dhe automjete, sipas kësaj organizate, janë zbatuar plotësisht, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, marrëveshja për kadastrën dhe ajo mbi parimet e përgjithshme – elementet kryesore të AKS-së, nuk janë zbatuar.
Pjesërisht të zbatuara, sipas “Normalizimit”, janë marrëveshja mbi parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve si dhe marrëveshja për revitalizimin e urës së Mitrovicës.
Më poshtë e gjeni një listë me datat e marrëveshjeve të zbatuara, të pazbatuara, të zbatuara pjesërisht, të zbatuara më së shumti si dhe fillimi i zbatimit të pikave të rëna dakord:
Marrëveshjet e zbatuara plotësisht
02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR REGJISTRIN CIVIL
02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR VULAT DOGANORE
24.02.2012 – MARRËVESHJA PËR PËRFAQËSIMIN RAJONAL
04.12.2012 – MARRËVESHJA PËR SHKËMBIMIN E ZYRTARËVE NDËRLIDHËS
17.01.2013 – MARRËVESHJA PËR MBLEDHJEN E TË HYRAVE DOGANORE NË VERI DHE FONDI I ZHVILLIMIT
09.02.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E GJYQËSORIT
26.03.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E MBROJTJES CIVILE
19.04.2016 – MARRËVESHJA PËR NJOHJEN RECIPROKE TË ÇERTIFIKATAVE PËR SHOFERË DHE AUTOMJETE
Të zbatuara pjesërisht
19.04.2013 – MARRËVESHJA E PARË MBI PARIMET QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE
25.08.2015 – MARRËVESHJA PËR REVITALIZIMIN E URËS SË MITROVICËS
Marrëveshje të pazbatuara
02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR KADASTRËN
25.08.2015 – MARRËVESHJA MBI PARIMET E PËRGJITHSHME – ELEMENTET KRYESORE TË AKS-SË
Filloi zbatimi i pikave të rëna dakord
08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR ENERGJINË
25.08.2015 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË ENERGJISË 2013
04.09.2020 – DOKUMENTET E UASHINGTONIT
Marrëveshje të zbatuara më së shumti
02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR LIRINË E LËVIZJES
21.11.2011 – MARRËVESHJA PËR PRANIMIN RECIPROK TË DIPLOMAVE UNIVERSITARE
02.12.2011 – MARRËVESHJA PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË PIKËKALIMEVE
23.02.2012 – PROTOKOLLI TEKNIK PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KALIMIT
08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR TELEKOMUNIKACIONIN
14.11.2014 – MARRËVESHJA PËR VIZITAT ZYRTARE
19.01.2016 – KONKLUZIONE MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE ORIGJINALE
13.09.2016 – ARANZHIMET LIDHUR ME FINALIZIMIN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES PËR LËVIZJEN E LIRË TË VITIT 2011
13.11.2016 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSUESIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË TELEKOMUNIKACIONIT 2013
30.11.2016 – KONKLUZIONE NDËRMJETËSI I BE-SË PËR DREJTËSINË

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































