Lajme

Lista e marrëveshjeve Kosovë – Serbi të zbatuara plotësisht, pjesërisht dhe aspak

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 28 August 2022

Marrëveshja e fundit e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo e së shtunës për dokumentet identifikuese.

Por nga viti 2011 deri më 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 25 marrëveshje, disa prej të cilave janë zbatuar plotësisht, disa pjesërisht e disa aspak.

“Normalizimi” është organizatë joqeveritare në Serbi, e cila ka bërë një vlerësim të asaj se sa janë zbatuar marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë nga viti 2011.

-Advertisement-

Këto marrëveshje, organizatë në fjalë i ka ndarë në pesë kategori: 1. Të zbatuara plotësisht, 2. Të zbatuara pjesërisht, 3. Fillimi i zbatimit të pikave të rëna dakord, 4. Marrëveshje të zbatuara më së shumti, 5. Të pazbatuara.

Marrëveshja për regjistrin civil, për vulat doganore, shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës, marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore në veri dhe fondi i zhvillimit, marrëveshja për integrimin e gjyqësorit, për integrimin e mbrojtjes civile, dhe ajo për njohjen reciproke të certifikatave për shoferë dhe automjete, sipas kësaj organizate, janë zbatuar plotësisht, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, marrëveshja për kadastrën dhe ajo mbi parimet e përgjithshme – elementet kryesore të AKS-së, nuk janë zbatuar.

Pjesërisht të zbatuara, sipas “Normalizimit”, janë marrëveshja mbi parimet që rregullojnë normalizimin  e marrëdhënieve si dhe marrëveshja për revitalizimin e urës së Mitrovicës.

Më poshtë e gjeni një listë me datat e marrëveshjeve të zbatuara, të pazbatuara, të zbatuara pjesërisht, të zbatuara më së shumti si dhe fillimi i zbatimit të pikave të rëna dakord:

Marrëveshjet e zbatuara plotësisht

02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR REGJISTRIN CIVIL

02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR VULAT DOGANORE

24.02.2012 – MARRËVESHJA PËR PËRFAQËSIMIN RAJONAL

04.12.2012 – MARRËVESHJA PËR SHKËMBIMIN E ZYRTARËVE NDËRLIDHËS

17.01.2013 – MARRËVESHJA PËR MBLEDHJEN E TË HYRAVE DOGANORE NË VERI DHE FONDI I ZHVILLIMIT

09.02.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E GJYQËSORIT

26.03.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E MBROJTJES CIVILE

19.04.2016 – MARRËVESHJA PËR NJOHJEN RECIPROKE TË ÇERTIFIKATAVE PËR SHOFERË DHE AUTOMJETE

Të zbatuara pjesërisht

19.04.2013 – MARRËVESHJA E PARË MBI PARIMET QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE

25.08.2015 – MARRËVESHJA PËR REVITALIZIMIN E URËS SË MITROVICËS

Marrëveshje të pazbatuara

02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR KADASTRËN

25.08.2015 – MARRËVESHJA MBI PARIMET E PËRGJITHSHME – ELEMENTET KRYESORE TË AKS-SË

Filloi zbatimi i pikave të rëna dakord

08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR ENERGJINË

25.08.2015 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË ENERGJISË 2013

04.09.2020 – DOKUMENTET E UASHINGTONIT

Marrëveshje të zbatuara më së shumti

02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR LIRINË E LËVIZJES

21.11.2011 – MARRËVESHJA PËR PRANIMIN RECIPROK TË DIPLOMAVE UNIVERSITARE

02.12.2011 – MARRËVESHJA PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË PIKËKALIMEVE

23.02.2012 – PROTOKOLLI TEKNIK PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KALIMIT

08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR TELEKOMUNIKACIONIN

14.11.2014 – MARRËVESHJA PËR VIZITAT ZYRTARE

19.01.2016 – KONKLUZIONE MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE ORIGJINALE

13.09.2016 – ARANZHIMET LIDHUR ME FINALIZIMIN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES PËR LËVIZJEN E LIRË TË VITIT 2011

13.11.2016 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSUESIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË TELEKOMUNIKACIONIT 2013

30.11.2016 – KONKLUZIONE NDËRMJETËSI I BE-SË PËR DREJTËSINË

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera