Lajme

Lista e hakerave me emrat e ministrave, Rama: Është fotomontazh

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 03 October 2022

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Kuvend lidhur me publikimin e databazës nga sistemi MEMEX nga hakerat iranian, ku janë lakuar edhe emrat e dy 2 ministrave dhe një ish ministreje.

Duke iu përgjigjur deputetit të PD Ferdinand Xhaferraj, kur tha se problemi i vërtetë është sulmi kibernetik që po i ndodh vendit, Rama deklaroi se lista e publikuar sot nga sistemi MEMEX, është e fotomontuar.

Rama tha se asnjë e dhënë sensitive nuk është në dorë të hakerave, teksa akuzoi opozitën se këta të fundit janë bërë qesharake me trillimet, e hipoteza nga fotomontazhet.

-Advertisement-

“E fundit që kam, mos bëhemi qesharak dhe për çdo gjë që ndodh i japim një unikalitet sikur ndodh këtu, sot në RMV ka një sulm kibernetik, janë të përditshme, jemi marrë me sulme të vazhdueshme e s’kemi pasur asnjë problem, ky është një sulm shumë i madh por nuk e ka realizuar qëllimin, kështu që mos u kuturisni në konkluzione qesharake dhe po ju them prapë që ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin.

Ajo historia si ajo lista sot, që flet për se çfarë terreni gjen në kanale dhe portale tona, plus edhe në politikën tonë, një grup që ka qëllime dashakeqe ndaj vendit, dhe me një listë të fotomontuar ku përzihen kriminelë me politikanë dhe gazetarë fut në vorbull një dynja që hedh dyshime, nuk ka më terren pjellor për veprim dashakeq ndaj vendit tonë sesa kanalet, portale dhe ju. Falë kësaj fuqie në tubacion llumi, mund të bëjë hajgare çdo gallataxhi se ngriheni në këmbë se cilat janë lidhjet me krimet duke bërë fotomontazhe, ajo që ka dalë nuk është MEMEX”, tha Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera