Sport

Lista e golashënuesve më të mirë në Superligën e Kosovës pas xhiros së 17-të

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 05 December 2021

Gjatë ditës së diel janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të xhiros së 17-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Drita e ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0, kurse Dukagjini dhe Llapi kanë luajtur baras 0-0.

Me rezultat të barabartë 0-0 ka përfunduar edhe ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Feronikelit.

-Advertisement-

Pas përfundimit të xhiros së 17-të listës së golashënuesve më të mirë në Superligë i prinë sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni, i cili ka realizuar 11-të gola.

I dyti renditet sulmuesi i Drenicës, Kreshnik Uka, i cili ka shënuar 9 gola, duke lenë pas Ermal Krasniqin e Ballkanit dhe Besnik Krasniqin e Prishtinës me nga 7 gola./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera