Sport

Lista e golashënuesve më të mirë në Superligë, garë e ashpër për vendin e dytë

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 21 November 2021

Me ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Ballkanit është mbyllur edhe xhiroja e 14-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Llapit e ka mposhtur Ballkanin me rezultat të thellë 4-1, në takimin e zhvilluar në stadiumin e Merdarit në Podujevë.

Pas xhiros së 14-të listës së golashënuesve më të mirë në Superligë i prinë sulmuesi i Gjilanit, Gerhard Progni, i cili ka realizuar 10 gola.

-Advertisement-

Ndërkaq, garë e ashpër për vendin e dytë po zhvillohet mes Ermal Krasniqit të Ballkanit, Kreshnik Ukës së Drenicës dhe Besnik Krasniqit të Prishtinës, të cilët kanë shënuar nga 6 gola.

Xhiroja e radhës e elitës së futbollit kosovar luhet këtë mesjavë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera