Lajme

Lista e deputetëve të VV-së që nuk morën pjesë në tubimin e Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 13 January 2018

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar platformën para anëtareve e aktivistëve të kësaj partie.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar se si çështje që do trajtohet me shumë rendësi në Vetëvendosje janë barazia gjinore, organizim i aktivistëve në baza profesionale, avancimi i demokracisë, së brendshme dhe asaj të jashtme, e të tjera.

Por, kur Kurti fliste për platformën e Lëvizjes, nga 32 deputetë sa ka Vetëvendosje në Kuvend në këtë legjislaturë, vetëm 12 prej tyre ishin të pranishëm në këtë ngjarje, duke përfshirë këtu edhe vet Kurtin.

-Advertisement-

Duhet ditur se Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të VV-së në votimin që mbahet më datën 21 janar, ndërsa grupi ‘i të dorëhequrve’ ka kërkuar nga ai që të mos kandidojë për kryetar.

Ju sjellim listën e plotë e deputetëve të VV-së që nuk ishin të pranishëm në fjalimin e Kurtit:

  • Dardan Molliqaj
  • Visar Ymeri
  • Dardan Sejdiu
  • Aida Dërguti
  • Fisnik Ismaili
  • Donika Kadaj
  • Rexhep Selimi
  • Dukagjin Gorani
  • Driton Çaushi
  • Faton Topalli
  • Frashër Krasniqi
  • Shqipe Pantina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera